Prokuroria Themelore në Ferizaj paraqet kërkesë për paraburgim ndaj një personi NULL NULL 19.12.2018 16:40 19.12.2018 16:40 Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjate ditës së sotme ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për caktim të masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.B.. “I pandehuri K.B i cili gjendet në ndalim prej datës 18.12.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se më datën 18.12.2018 ka kryer veprën penale “Shkelja e urdhrave mbrojtës nga neni 25 par.1 të Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje”, thuhet në komunikatën dërguar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Prokuroria Themelore në Ferizaj, konsideron se kërkesa është e arsyetuar dhe e bazuar në ligj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days