Prokuroria kërkon dënimin e Vukotiqit për krime lufte NULL NULL 19.04.2018 15:08 19.04.2018 15:08 Janë dhënë fjalët e fundit në rastin kundër Zoran Vukotiq, i akuzuar për krime lufte, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Prokurori Paul Flyn, në fjalen e tij ka thënë se ka prova të mjaftueshme të faktuara përmes dëshmive të dëshmitarëve se Zoran Vuktoiq ka kryer krime lufte gjatë asaj që njihet si masakra e Studimes. Gjithashtu është thëne se i njëjti aty ka kryer disa vrasje, përfshire këtu edhe veasjen e një djali 14 vjeçar, të cilën e kishin parë disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes. Sipas prokurorit ka edhe disa dëshmi për kryerjen e vrasjeve të tjera, si dhe se Vukotiq kishte marrë para nga viktimat e familjarëve, me kushtëzimin që ai të mos i vriste. Veç kësaj prokurori pretendon se ka dëshmi të mjaftueshme se i akuzuari Zoran Vukotiq, ka torturuar shqiptarët në burgun e Smrekonicës, veçanërisht ata që ishin nga Shala e Bajgorës. Madje në disa raste ai kishte detyruar vëllezërit që gjindeshin në këtë burg të rrihen mes vete. Sipas prokurorit është dëshmuar përtej dyshimit të bazuar se i akuzuari ka kryer krime lufte të cilat i ngarkohen të pandehurit në aktakuzë. Palët e dëmtuara kanë kërkuar dënimin e të akuzuarit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024