Prokurorët gjejnë filmimet në celularin e Ritvan Zykajt NULL NULL 12.08.2018 14:39 12.08.2018 14:39 Pasi qëlloi me breshëri kushërinjtë e tij, mes të cilëve dy fëmijë, Ritvan Zykaj nuk u largua menjëherë nga shtëpitë ku dergjeshin viktimat. Ai nisi t’i filmojë me celular trupat e pajetë dhe pastaj u largua me vrap për t’iu fshehur policisë. Në ikje, filmimet ia dërgoi edhe djalit të tij të hallës përmes Facebook messenger, por këto filmime u gjetën nga prokurorët edhe në celularin e tij. Mbetet ende e pashpjegueshme se çfarë e shkaktoi furinë e Zykajt që shpërtheu në breshëri plumbash në trupat e 8 familjarëve të Zykajt. Të gjitha gjasat janë se ai vuan nga çrregullimet mendore. Megjithëse në polici, tha se e akuzonin për vjedhje, sërish kjo nuk mund të bëhej shkak për një masakër të tillë, e cila edhe është filmuar nga autori. Në kufijtë e çmendurisë është edhe fakti që pas masakrës, ai i përgjigjej sharjeve dhe fyerjeve të komentuesve në Facebook për vrasjeve që kishte kryer./lapsi.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro 9 minuta më parë
Kosova Mustafa (LDK) – qeverisë: Kryeshefi i KEK-ut, që e emëruat ju, u arrestua për korrupsion 15 minuta më parë