Procesi “Shullazi”, sot flasin avokatët mbrojtës NULL NULL 13.11.2018 13:04 13.11.2018 13:04 Sot, në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë vijon procesi për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij. Ishte radha e avokatit të Gilmando Danit, i cili së bashku me 4 të bashkëakuzuar të tjerë sërish nuk u paraqitën në gjykatë. Denion Bogdani foli për të akuzuarin Gilmando Dani duke akuzuar prokurorinë dhe dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqaj, duke e konsideruar proces hetimor qesharak, të ndikuar nga deklaratat publike. Dëshmitarin e drejtësisë e konsideroi të manipuluar nga prokuroria. Të gjithë procesin e konsideroi donkishotesk, ndërsa hetimet tha që i ngjanin hetimeve të diktaturës. Mbrojtja për Gilmando Danin zgjati më tepër se dy orë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor të Gilmando Danit për një sërë akuzash dhe dënimin e tij me 15 vite burgim. Dënimi më madhor është kërkuar për Emiljano Shullazin, me 17 vite burg. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ishte radha e avokatit të Gilmando Danit, i cili së bashku me 4 të bashkëakuzuar të tjerë sërish nuk u paraqitën në gjykatë. Denion Bogdani foli për të akuzuarin Gilmando Dani duke akuzuar prokurorinë dhe dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqaj, duke e konsideruar proces hetimor qesharak, të ndikuar nga deklaratat publike. Dëshmitarin e drejtësisë e konsideroi të manipuluar nga prokuroria. Të gjithë procesin e konsideroi donkishotesk, ndërsa hetimet tha që i ngjanin hetimeve të diktaturës. Mbrojtja për Gilmando Danin zgjati më tepër se dy orë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor të Gilmando Danit për një sërë akuzash dhe dënimin e tij me 15 vite burgim. Dënimi më madhor është kërkuar për Emiljano Shullazin, me 17 vite burg.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 23 minuta më parë