Procesi Drenica, gjykimi dhe dënimi (VIDEO) NULL NULL 28.05.2015 20:18 28.05.2015 20:18 Ende pa përfunduar rasti Kleqka, prokurori Maurizo Salustro kishte filluar hetimet për pjestarët e UÇK-së të zonës së Drenicës. Ai pretendonte se kishte gjetur fakte se këta ish pjestar të UCK-së, kishin kryer krime lufte. Madje këto pretendime të prokurorit Italian, bënë që këta të dyshuar në maj të viti 2013, të ftoheshin para gjykatës. Seancat e para u caktuan për muajin maj të viti 2014, ndërkohë Gjykimi do të Mbahej në Gjykaten Themelore në Veri të Mitrovicës. Por, në seanca Gjyqësore këta të akuzar asnjë herë nuk u përballen me Maurizo Salustron, pasi që mandati i tij përfundoi, dhe u zëvendësua nga Cesare Mihalcku. Ky proces gjyqësor u shoqërua me deklarata shumë kundërthënëse të disa dëshmitarëve. Madje disa nga ta u shpallën edhe armiqësor e disa nuk pranuan të jenë dëshmitar të mbrojtur. Dëshmia e dëshmitarit A, dënoi me 6 vite burgim Sylejman Selimin. Ndërkohë të akuzarit e tjerë në rastin Drenica I, u lanë të lirë. Në Drenica II, u dënuan: Sylejman Selimi 14vjet burgim, Jahir Demaku 7 vjet burgim, Zeqir Demaku 7 vjet burgim dhe Isni Thaçi me 7 vjet burgim. Për pjesmarrje në këto krime me nga 3 vjet burgim janë dënuar, Driton Demaj, Agim Demaj, Bashkim Dema, Selman Demaj, Fadil Demaku e Nexhat Demaku. Storie e gazetarit Dibran Isterfi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 10 minuta më parë