Problemet në miting, Nishani kërkon angazhim për zbulimin e ngjarjes NULL NULL 28.05.2017 14:56 28.05.2017 14:56 Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh, përfshirë edhe liderin e opozitës, Lulzim Bashën, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me anë të një deklarate për shtyp, Nishani uron shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja. Gjithashtu, Presidenti bën me dije se po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 23 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 57 minuta më parë