Prizreni lejon për një orë e gjysmë përdorimin e mjeteve piroteknike për Vitin e Ri NULL NULL 19.12.2018 17:02 19.12.2018 17:02 Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike me rastin e festave të fundvitit, në vendet e hapura publike përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. “Kjo urdhëresë vlen deri më 15 janar 2019, (përveç datës 31 dhjetor 2018 nga ora 23:00 – 00.30 të datës 1.01.2019.Për ata të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë ndalesë do të ndërmerren masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi”, njofton kjo komunë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024