9:40, 14 Shkurt 2018

Të martën në Prizren është arrestuar një i dyshuar, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Prizren, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Me vendimin e prokurorit  i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia po ashtu ka njoftuar se është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull, pasi kishte sulmuar fizikisht motrën  e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në Qendrën Emergjente në Prizren.

Ndërkaq, me vendimin e prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.