18:23, 16 Maj 2018

Sot rreth mesditës në Prizren, janë arrestuar nga policia dy gra, të cilat dyshohet se kanë bërë vjedhje në një qendër tregtare.

“Rreth orës 11:20 minuta, policia në Prizren është thirrur për t’u marrë me një rast i cili kishte ndodhur në një qendër tregtare në rrugën “Edit Durham”.  Sipas raporteve hetimore, thuhet se dy gra janë ndaluar nga përgjegjësit e sigurimit ngase përderisa po dilnin nga objekti ishte aktivizuar alarmi”, njofton policia e Prizrenit.

“Gjatë  kontrollit tek ato janë gjetur një palë darë dhe gërshërë. Po ashtu është bërë e ditur se të njëjtat kishin përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme rroba në vlerë prej 90 eurosh. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë ndalur nën masën e arrestit”./Klan Kosova/