eks
15:40, 20 Prill 2017

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në orën 18:00 fo të  hap ekspozitën “Privatësia e Shkelur”, në Galerinë e Fakultetit të Artit Figurativ në Prishtinë.

Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë në Agjenci Jeton Arifi, ka thënë për Klan Kosova se ekspozita ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, lidhur me rëndësinë që ka privatësia dhe respektimi i saj nga secili.

Aty do të prezantohen 20 punime të realizuara nga studentë të Fakultetit të Artit Figurativ, e që do të përçojnë mesazhe lidhur me privatësinë.

Ekspozita e mbështetur edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Fakulteti i Arteve Figurative të UP-së, do të jetë e hapur deri të mërkurën e ardhshme ndërkaq do të zgjedhën edhe tri punimet më të mira, autorët e të cilave do të shpërblehen me nga 200 euro, njofton Klan Kosova.

Arifi ka thënë se kjo është ekspozita e parë e organizuar me një qëllim të tillë deri sa bëri thirrje që qytetarët të cilët kanë ankesa apo mendojnë se u është shkelur privatësia, të paraqiten në zyrat e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, apo edhe përmes web faqes www.amdp-rks.org .

Interesante