Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina më e fortë se Trepça

NULL NULL
17.02.2017 21:25

Sigal Prishtina e ka mposhtur Trepcën në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës me rezultat 56-50.

Çereku i parë i ndeshjes ishte pothuaj i barabartë, dhe atë e fituan vendasit me rezultat 17-15.

Diferencën Sigal Prishtina e bëri në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me nëntë pikë dallim, 6-15.

I treti çerek vazhdoi dominimin e prishtinasve, megjithëse me vetëm një pikë dallim 13-14.

Ndërsa në të fundit mitrovicasit shënuan dy pikë më shumë se Sigali, 14-12.

Kështu Sigal Prishtina siguron finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.