Princi Leka: Bashkimi Kombëtar ëndërr e Familjes Mbretërore NULL NULL 19.02.2018 11:19 19.02.2018 11:19 Princi Leka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që bëri një ditë më parë për president të përbashkët Kosovë-Shqipëri, si simboli më i mirë i një uniteti mes të dyja vendeve. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Bashkimi Kombëtar, është ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore. “Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti” “Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, siç e sugjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një burrë sulmohet nga familjari i tij, ky i fundit dërgohet në Neuropsikiatri 2 minuta më parë
Kosova Nën ndikim të alkoolit deshi ta largojë nga shtëpia viktimën femër, arrestohet 3 minuta më parë