Princi i Monakos viziton Shqipërinë NULL NULL 15.10.2018 16:48 15.10.2018 16:48 Alberti II, Princi i Monakos, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Shqipëri, më 16-17 tetor. Vizita shtetërore e Princit të Monakos në Tiranë, do të bëhet me ftesë të Presidentit, Ilir Meta. Alberti II do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të vijuar më pas me bisedimet dypalësh midis dy delegacioneve respektive. Në njoftimin e Presidencës shqiptare bëhet me dije gjithashtu se gjatë vizitës së Albertit II, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme të të dy vendeve. Pritet të firmoset edhe një ujdi rreth financimit mes Fondacionit të Princit Albert II të Monakos dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës e Shoqatës “Pisha Flamur” për mbrojtjen e burimeve natyrore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër 21 minuta më parë