11:38, 17 Mars 2017

Kitaristi nga Prizreni, Petrit Çeku do të mbajë të shtunën në Zagreb një koncert recital në Sallën e Koncerteve Lisinski.

Princi i Kitarës, siç e quajnë mediat kroate dhe i preferuari i audiencës atje por edhe në botë vjen në bashkëpunim me Pavao Masic, për të performuar “Fantasia for a Gentleman” nga Joaquin Rodrigo, njofton Klan Kosova.

Petrit Çeku në këtë koncert do të paraqitet edhe si solist dhe si muzikant dhome me trion ekitarës “Elogio” dhe solistët e  Zagrebit.

Para koncertit të madh ai ishte mysafir në televizionin kroat HRT,  ku ka folur për planet e tij edhe për piano.

Kitaristi nga Prizreni ka performuar disa recitale në Evropë e Amerikë dhe ishte solist ne Baltimore Symphony, në Filarmoninë e Zagrebit,

Ndiqeni më poshtë intervistën e plotë të tij: http://magazin.hrt.hr/379302/petrit-ceku-u-lisinskom

Interesante