9:25, 14 Shkurt 2018

Princi Henrik i Danimarkës, burri i mbretëreshës, Margrethe, vdiq në moshën 83 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur pallati mbretëror i Danimarkës.

Princi Henrik vdiq mbrëmë në orën 23.18 në kështjellën Fredensborg në veri të Kopenhagut, transmeton Klan Kosova.

Ai u pranua në spital në fund të muajit të kaluar me një infeksion të mushkërive dhe u diagnostikua me dementia në vitin 2017.