Princ William kujton nënën e tij: Më mungon çdo ditë NULL NULL 24.08.2016 21:58 24.08.2016 21:58 Duka e Kembrixhit, ka kujtuar sot nënën e tij të vdekur, Princesh Diana, teksa e ngushëllonte një djalë 14 vjeçar i cili së fundmi e humbi nënën e tij. “Koha e bënë më të lehtë”, është shprehur William. Por kur djaloshi filloi të flasë se sa shumë i mungon nëna e tij, ai tha që njëjtë është edhe për të ndonëse kanë kaluar 20 vite, transmeton Klan Kosova. “E di si ndihesh. Mua ende më mungon nëna ime çdo ditë – e janë bërë 20 vjet që nga vdekja e saj”. Princesh Diana, vdiq pas një aksidenti me veturë në Paris me 31 gusht të vitit 1997. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.