Prezantohet logoja e Euro 2020 NULL NULL 21.09.2016 22:24 21.09.2016 22:24 UEFA prezantoi këtë të mërkurë logon zyrtare të Euro 2020 i cili për herë të parë në historinë e saj do të zhvillohet në 13 qytete të kontinentit, ndërsa finalja do të zhvillohen në “Wembley” të Londrës, transmeton Klan Kosova. Drejtues të UEFA-s theksuan se kjo ide lidhet me rastin e 60-vjetorit të kampionatit europian dhe se qëllimi kryesor është që të gjithë tifozët në mbarë kontinentin të festojnë së bashku. Gjatë prezantimit, presidenti i sapozgjedhur Ceferin shpjegoi se boshti i logos është ura, një lidhje e thjeshtë dhe universale, që do të karakterizojë edhe secilin prej 13 qyteteve pritës së evenimentit. Qytetet e tjera ku do të luhen sfidat e Euro 2020 Amsterdami, Bakuja, Bilbao, Roma, Budapesti, Brukseli, Bukureshti, Dublini, Kopenhageni, Gllasgou, Shën Peterburgu dhe Mynihu. /Top Channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë