Prezantohet hulumtimi “Pse migrojnë kosovarët” NULL NULL 30.06.2015 16:07 30.06.2015 16:07 Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizuan sot tryezën me titull “Pse migrojnë Kosovarët? ”, me ç ‘rast u prezantuan dy hulumtime mbi këtë temë, të realizuara nga këto dy organizata. Në fjalën hyrëse, Besa Luzha nga FES u shpreh që kjo tryezë është e veçantë për shkak se ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të migrimit të qasur nga dy kënde të ndryshme dhe me këtë rast jep një pasqyrë të plotë të fenomenit të migrimit në Kosovë. Këshilltari i Ministrit të Punës , Michael Sauer, u shpreh që qëllimi kryesor i MPMS është për të menaxhuar migrimin i cili bëhet për arsye pune. Përderisa, sipas Burim Ejupit, drejtor ekzekutiv i INDEP, migrimi është pjesë e pashmangshme e zhvillimit të shoqërisë, dhe njerëzit lëvizin nga fshati në qytet, nga një qytet në tjetrin, për të gjetur një jetë më të mirë. Ai shtoi se brenga më e madhe për vendin në këtë kontekst është migrimi ilegal dhe ky duhet të jetë fokusi i tyre dhe i politikave të qeverisë sonë për tu adresuar. Për më tepër, ai theksoi që ka nevojë për prezantim të masave konkrete dhe të prekshme për punësim nga ana e Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që të kthehet shpresa tek qytetarët, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë