16:28, 14 Nëntor 2017

Mattel sapo ka lansuar Barbie-n e parë e cila ka të vendosur mbulesë.

Kukulla është modeluar duke u bazuar në garuesen olimpike, Ibtihaj Muhammad, amerikania e parë që garoi dhe fitoi një medalje olimpike me hixhab.

Kukulla është prezantuar në samitin e Gruas së Vitit të Glamour në New York.

“Ibtihaj Muhammad ka sfiduar çdo stereotip, që për mua është definicioni i një gruaje moderne amerikane” ka thënë kryeredaktorja e Glamour, Cindi Leive.

Kjo Barbie do të dalë në shitje në vitin 2018.

Interesante