Prezantohet aplikacioni “Shnet” për informimin e rinisë rreth edukimit seksual NULL NULL 15.10.2018 13:18 15.10.2018 13:18 Sot është prezantuar aplikacioni për telefon i quajtur “Shnet”, që do të shërbej për ta informuar rininë kosovare rreth edukimit seksual, shëndetin riprodhues dhe informacione të tjera relevante në lidhje me tema të ngjashme. Ky aplikacion cilësohet si i pari në rajon dhe është krijuar nga punëtoria UPSHIFT e Laboratorit të UNICEF-it për Inovacione në Kosovë, në bashkëpunim me organizatën UN Women, njofton Klan Kosova. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë, shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, i cili i ka përshëndetur linçimin e këtij projekti duke shtuar se është e nevojshme që të rinjtë të informohen rreth edukatës seksuale edhe nëpër shkolla. “Edukimi seksual nëpër shkolla është zgjidhja më e mirë për informimin e të rinjve në këtë aspekt”, ka thënë Sahin. I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë zëvendësministri i ministrisë së Shëndetësisë, Rrustem Musa, i cili ka theksuar se ekziston mungesa e edukimit seksual në Kosovë. “Një ndër çështjet që i prek të rinjtë e Kosovës, është edhe mungesa e informacioneve për sëmundjet seksuale”, ka thënë Musa. Aplikacioni “Shnet” është ideuar nga tre studente të drejtimit të psikologjisë të cilat, ngjashëm me bashkëmoshataret e tyre, ishin ballafaquar me mungesën e edukimit seksual në Kosovë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 2 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 8 minuta më parë