“Presim që Haradinaj të lirohet nesër rreth orës 13:00” NULL NULL 04.01.2017 23:59 04.01.2017 23:59 Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj ka thënë se gjatë ditës së nesërme rreth orës 13:00 pritet lirimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga stacioni policor ku është duke u mbajtur. “Lirimi i zotit Haradinaj pritet që të ndodhë nesër dikur rreth orës 13:00. Ndalimi i tij ishte i pa drejtë dhe pa kurrfarë baze”, ka thënë Lekaj për Indeksonline. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj vazhdon të mbahet në një stacion policor në Francë pasi u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, sipas një fletëarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2014. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë