Presidentja e Kroacisë në Samitin e Brdo-Brionit: Thaçit puthje, Nikoliqit vetëm dorën (FOTO) NULL NULL 29.05.2016 20:43 29.05.2016 20:43 Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, është përshëndetur përzemërsisht me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke shkëmbyer edhe puthje në faqe, kur janë takuar në Samitin e Brdo-Brionit në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës, njofton Klan Kosova. E kjo u ka bërë përshtypje të madhe mediave serbe, pasi që presidentja kroate nuk e ka përshëndetur me përzemërsinë e njëjtë edhe presidentin e tyre, Tomislav Nikoliq. “Siç mund të shihet në fotografi në dispozicion për mediat, presidentja kroate i ka shtrirë dorën Presidentit të Serbisë për ta përshëndetur, ndërsa për presidentin e Kosovës ka pasur përshëndetje të përzemërt, duke e puthur në faqe”, shkruan B92. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë