Presidenti uron Dritën për titullin e kampionit NULL NULL 20.05.2018 20:46 20.05.2018 20:46 Presidenti, Hashim Thaçi, ka uruar klubin e Dritës për shpalljen kampion në edicionin 2017/2018 në Vala Superligën e Kosovës. “Dy finalistët e këtij sezoni në Kampionatin e Kosovës në Futboll, ekipi i Dritës dhe i Prishtinës, në mbështetje të tifozërisë së tyre, bënë një lojë të mrekullueshme në stadiumin “Shahin Haxhiislami”. “E uroj kampionin e këtij stinori, ekipin e Dritës, i cili vërtet ishte mbresëlënës me lojën e organizuar mirë në këtë superligë”, ka shkruar Thaçi, përcjell Klan Kosova. “Kosova ka shumë talentë dhe me rritjen e mbështetjes dhe konkurrencës së klubeve tona sportive, padyshim se do të korrim suksese edhe në fushat e gjelbra evropiane”./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024