10:38, 17 Maj 2018

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar edhe Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras.

Ky takim mes Thaçit e Tsipras ndodhi në kuadër të Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, njofton Klan Kosova.

Thaçi në prononcimin e tij përmes llogarisë sociale Tëitter, ka deklaruar se gjatë këtij takimi me Tsipras ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, për shkëmbimin ekonomik dhe tregtar dhe bashkëpunim në fusha tjera.

Po ashtu ai bën të ditur se ka kërkuar mbështetjen e kryeministrit grek në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Europian.

Ky takim i cili ndodhi në ditën kur 900 pjesëmarrës janë pjesë e Samitit të BE-së, Thaçi po ashtu kërkoi mbështetjen greke edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Përveç Kryeministrit grek, Alexis Tsipras, Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka takuar edhe lider tjerë të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, njofton Klan Kosova.