22:39, 13 Shkurt 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi beson se Kosova do të arrijë një marrëveshje historike me Serbinë gjatë vitit 2018-të.

Kështu ka deklaruar vet ai në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve Reuters, ndërsa ka shtuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, do përfundojë me anëtarësimin e shtetit kosovar në OKB, njofton Klan Kosova.

”Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, që unë besoj se do të ndodhë në vitin 2018, do të jetë një marrëveshje historike dhe gjithëpërfshirëse, e cila do të rezultojë në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara” është shprehur Presidenti Thaçi në intervistën e tij të dhënë në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Interesante