22:13, 11 Tetor 2018

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka zbuluar detaje për takimin që pati sot në Armeni, me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Thaçi ka deklaruar se ka pranuar mbështetje nga homologu i tij francez Macron, se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëeshje obligative në rrafshin ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.

Në prononcimin e tij për Radio Televizionin Shqiptar, Presidenti Thaçi ka theksuar po ashtu se Franca mbështet edhe marrëveshjen me mundësi reale të korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë:

”Presidenti Emmanuel Macron e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, mundësinë e arritjes së një marrëveshje sa më shpejtë, mundësisht brenda një periudhë të shkurtër kohore”.

”Mbështetë marrëveshjen edhe me mundësinë  reale edhe të korrigjimit të kufijve, që nënkupton përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në territorin e Kosovës, e që do të hapte një perspektivë të sigurt euroatlantike për Kosovën, por jo duke marrë parasysh kufijtë në baza etnike, por gjithmonë duke e ruajtur multietnicitetin në Kosovë dhe perspektivën e ndërtimit të demokracisë qytetare në vend”.

”Presidenti Macron e mbështet fuqishëm dialogun dhe e mbështet edhe mundësinë e korrigjimit të kufijve”.