23:10, 11 Tetor 2018

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka përshëndetur ekipin e përfaqësueses së Kosovës për suksesin e treguar në ndeshjen e sotme kundër Maltës.

Ai ka thënë se futbollistët kosovarë po i bëjnë krenarë miliona njerëz në mbarë botën, njofton Klan Kosova.

”Kosova fiton përsëri. Ne jemi kaq krenarë për djemtë tanë sonte, duke i bërë edhe miliona të tjerë të lumtur brenda Kosovës, Ballkanit e në mbarë botën, përfshirë edhe delegacionin tonë këtu në Armeni në Samitin e Frankofonisë. Endrra vazhdon për në Ligën e Kombeve. Urime ekipit, trajnerit, tifozëve”.