9:07, 17 Maj 2018

Delegacioni kosovar, drejtuar nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka arritur në vendin e ngjarjes ku pritet të nis Samiti i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Në kuadër të këtij samiti, presidenti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm shtetërorë, kurse pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror, që organizohet në kryeqytetin e Bullgarisë, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova është duke përcjellur ekskluzivisht gjithcka ndodhë nga vendi i ngjarjes sipas agjendës së paraparë në Sofje.

Detaje të tjera publikohen së shpejti.