Presidenti iranian: SHBA nuk mund të flasë në emër të mbarë botës NULL NULL 22.05.2018 13:32 22.05.2018 13:32 Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani shtroi pyetjen se kush janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) që të vendosin për Iranin dhe botën, duke reaguar ndaj kërcënimeve më të reja për sanksionet më të fuqishme në histori që më herët i bëri të ditur Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. “Të gjitha vendet e botës dëshirojnë pavarësi në vendimet e miratuara të tyre. Amerikanët shumë herë ushtrojnë presion në disa vende duke imponuar rendin e tyre ditor, por logjika nuk e pranon tentimin që ata të vendosin në emër të mbarë botës”, tha Rouhani. Ai tha se SHBA-të nuk mund të flasin në emër të mbarë botës. “Kush jeni ju të vendosni për Iranin dhe botën? Koha për deklarata të tilla ka kaluar”, porositi Rouhani. Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo i bëri thirrje Iranit që të pushojë me prodhimin e armëve bërthamore dhe të heqë dorë nga mbështetja e “grupeve terroriste” në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se në të kundërtën Teheranit mund t’i vendosen “sanksionet më të ashpra në histori”. Ai theksoi se nevojitet që të arrihet një marrëveshje e re bërthamore me Iranin, duke propozuar kushtin prej 12 pikave që do të gjendeshin në marrëveshjen e re. Mes tjerash, Pompeo propozoi që Irani ta lajmërojë Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) për aktivitetet e tanishme dhe të mëhershme lidhur me prodhimin e armëve bërthamore. Njëra nga pikat ka të bëjë edhe me nevojën e dhënies fund të prodhimit të uraniumit, përfshirë edhe reaktorët e rëndë-ujor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit për Kosovën, eurodeputeti gjerman i reagon liderëve të BE-së (VIDEO) 6 minuta më parë
Kosova Burri thotë se gruaja me të cilën jetonte dhe ka tre fëmijë, u largua nga shtëpia 11 minuta më parë