18:39, 16 Maj 2018

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se Barcelona nuk mund ta fitojë për çdo vit tripletën.

Katalunasit arritën që t’i fitojnë dy tituj këtë sezon, por dështuan që ta rrëmbejnë Ligën e Kampionëve, pasi që u eliminuan në çerekfinale nga Roma.

“Nuk mund ta fitojmë tripletën çdo sezon. Sigurisht është caku ynë dhe duhet të ëndrrojmë, por nuk është gjithmonë e mundur”, iu tha Bartomeu reporterëve të mërkurën.

“Barcelona ka fituar dy tituj këtë stinor. Dua ta nënvizoj vlerën dhe rëndësinë e kësaj dopiete, e teta në historinë tonë”.

“Duhet ta fitojmë ligën më të mirë në botë me superioritet madhështor , dhe kështu kemi bërë në 10 stinorët e fundit”.

Interesante