14:41, 11 Tetor 2018

Një gjashtëvjeçar me  inicialet F.J, nxënës i klasës së parë të shkollës fillore “Zenel  Hajdini “në fshatin Rajincë të  Preshevës ka vdekur në rrethana të paqarta në ndërtesën e shkollës gjatë orarit mësimor.

Nga ministria e Arsimit të Serbisë i kanë thënë Tanjugut se publiku do të informohet për detajet kur të mbledhin  të gjitha informacionet e nevojshme.

“Ne kemi rënë në kontakt me autoritetet në mënyrë që të kuptojmë  saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe kur kemi të gjithë informacionin e nevojshëm publiku do të informohet në kohën e duhur”, thanë nga kjo ministri, transmeton Klan Kosova.