14:52, 7 Dhjetor 2018

Tre shqiptarë janë arrestuar në Greqi për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestimet janë kryer pranë kufirit greko-shqiptar ku mediat greke raportojnë se policia ka sekuestruar rreth 31 kg marihuanë.

Operacioni anti-drogë u zhvillua në Kostur, ndërsa janë ndaluar dy mjete që vinin nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë.

Mësohet se njëra prej makinave transportonte drogë, ndërsa tjetra kontrollonte rrugën, shkruan Top Channel.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy çanta me marihuanë. Ajo ishte e ndarë në aktër pako, me 30 kg 900 gram marihuanë.

Ndërkohë në pranga kanë rënë tre transportuesit e lëndës narkotike, 24, 29 dhe 37-vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Po ashtu janë sekuestruar edhe 1100 euro, 1500 lek shqiptare, 5 celularë, 5 karta SIM.