Pozita s’flet për votat e Speciales NULL NULL 22.05.2015 13:31 22.05.2015 13:31 Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se amandamentet kushtetuese bashkë me ligjin për Gjykatën Speciale do të jenë në procedurë të Kuvendit më 29 maj. Me këtë rast, Veseli ka shtuar se Kosova do t`i ruajë miqësitë e saj me shtetet mike. Këto deklarata ai i dha pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit. Nga ana e tij, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci nuk ka pranuar të thotë asgjë se koalicioni qeverisë PDK-LDK i ka ose nuk i ka votat për krijimin e Speciales. Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka kritikuar të gjithë ata që po e kundërshtojnë krjimin e Gjykatës Speciale, transmeton Klan Kosova. Beqiri foli edhe për vrasjen e anëtarëve të partisë së tij në periudhat e pasluftës duke thënë se dikush duhet t`i hetojë ato qoftë Specialja ose ndonjë gjykatë tjetër.Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 33 minuta më parë