20:00, 13 Gusht 2017

Heather Heyer është identifikuar si 32-vjeçarja e vrarë nga vetura sportive që çau midis turmës së kundër-protestuesve në Charlottesville të Virginias.

Ata po protestonin kundër tubimit të supremacistëve të bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vozitësi i supozuar i veturës, James Fields, 20 vjeçar, ishte kapur nga policia disa blloqe më larg dhe ishte ngarkuar me vrasje të shkallës së dytë.

Ndërkaq, postimi i fundit i viktimës në Facebook kishte qenë një thënie anonime që pohon se “nëse nuk je i tërbuar atëherë ti nuk po i kushton vëmendje”.

Interesante