Portugalia lë jashtë kombëtares Cristiano Ronaldon NULL NULL 26.08.2016 20:32 26.08.2016 20:32 Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është lënë jashtë skuadrës së Portugalisë, për ndeshjet kundër Gjibraltarit dhe Zvicrës. Por, kjo ka ndodhur vetëm se Ronaldo nuk është ende gati, pas lëndimit që e pësojë në finalen e evropianit kundër Francës – ndeshje që Portugalia e fitoi 1:0. Ronaldo – që fitoi çmimin e UEFA-s si Lojtari më i Mirë në Europë – ka munguar edhe në para-sezon për Real Madrid, pikërisht për shkak të lëndimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.