21:45, 3 Qershor 2018

Futbollistët e Tunizisë kanë bërë një plan që të bënin iftar derisa luanin ndeshjet miqësore të Kupës së Botës.

Në të dy ndeshjet këtë javë, portieri tunizian, Mouez Hassen, u shtri në fushë në pjesën e dytë duke u shtirë se është i lënduar ku pas kësaj stafi mjekësor është futur në fushë.

Gjatë takimit të parë kundër Portugalisë derisa rezultati ishte 1:2, Hassen duket se ka lënduar veten në minutën e 58-të, çka ua mundësoi bashkëlojtarëve të tij që të vraponin skaj fushës për të bërë iftar, shkruan AlJazeera, përcjell Klan Kosova.

Pasi lojtarët pinë ujë dhe ngrënë nga një hurma, Trunizia barazoi rezultatin në 2:2 gjatë minuta më vonë ku deri në fund të takimit – përgjatë 30 minutave të mbetur arrin ta ruajnë këtë rezultat.

Në ndeshjen e 49-të kundër Turqisë gjatë së shtunës, Hassen u shtri në fushë derisa lojtarët tunizianë vrapuan përsëri në drejtim të vijave për të marrë pak ushqim – të parin brenda shumë orëve. Poashtu edhe kjo ndeshje përfundoi 2:2.