15:14, 16 Maj 2018

Dy partitë populiste të Italisë do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje mbi formimin e një qeverie pasi një projekt i zbuluar shpalosi plane për të sfiduar rregullat e BE-së mbi migracionin dhe borxhin.

Një nga projekt idetë është të kërkojë anullimin e 250 miliardë eurove (220 miliardë lekë, $ 295 miliardë) të obligacioneve italiane të blera nga Banka Qendrore Evropiane, njofton Klan Kosova.

Italia ka borxhin e dytë më të lartë në eurozonë.

Krerët e dy partive filluan gjithashtu një sulm ndaj zyrtarëve të BE-së, duke i akuzuar ata për ndërhyrje në procesin e bisedimeve.

Tre komisionerë të BE-së tashmë kanë theksuar se nuk ka oreks për ndonjë ndryshim në rregullat.

Kreu i krahut të djathtë, Matteo Salvini, sulmoi “ndërhyrjen e papranueshme nga BE”, ndërsa Luigi Di Maio, i lëvizjes anti-establishment Five Star, foli për “sulme të vazhdueshme … nga Eurokratët”.