18:51, 9 Nëntor 2018

Politikani serb, Slavisha Petkoviq, thotë se është kundër transformimit të FSK-së në Ushtri.

“E vetmja forcë e armatosur në Kosovë është KFOR-i, kështu së paku është paracaktuar në rezolutën 1244”, ka thënë Petkoviq në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Apsulutisht ushtria nuk duhet. Nga kush duhet të mbrohet Kosova? Keni problem politik më Serbinë, por jo me sigurinë”.

“Nëse do të kishim një marrëveshje që KFOR-i do ta braktis Kosovës, atëherë do të duhej të ishte pyetja e kemi nevojë për një ushtri. KFOR-i këtu nuk shoh asnjë nevojë për ushtri – ky është një qëndrim i imi”.

“Larg jemi ne, Serbia dhe krejt regjioni për të bërë pjesë e NATO-s”.

klankosova.tv