ramiz_1484170421-3529734
11:21, 12 Janar 2017

Në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, janë bërë homazhe për  shkrimtarin e ndjerë Ramiz Kelmendi.

Politikanë, shkrimtarë, profesorë, artistë e qytetarë të shumtë, kanë shkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit publicistit të njohur që ndërroi jetë në mbrëmjen e së mërkurës, raporton Klan Kosova.

Shkrimtari, publicisti e doajeni i gazetarisë, Ramiz Kelmendi ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Ramiz Kelmendi  llogaritet si një prej figurave kryesore të letërsisë shqipe. Ai i ka dhënë letërsisë shqipe një numër të madh veprash letrare, si vëllimi me tregime “Ahmet Koshutani”, romanin “Shtatë persona ndjekin autorin”, librin “Letrat nga Ulqini” e shumë të tjera.

Interesante