Politika shqiptare, sherr në Bruksel NULL NULL 15.10.2018 14:54 15.10.2018 14:54 Në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE, që mbahet në Parlamentin Evropian në Bruksel, nënkryetari i delegacionit nga opozita, Genc Pollo kërkoi që komisioni i përbashkët të mos drejtohet nga Taulant Balla. “Është e padenjë që Balla të jetë bashkëkryetar. Është e padenjë të kemi një padrino të drogës në presidium. Turp për maxhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi! Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel. Me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave. Eurodeputetët janë të sikletosur nga Balla. Ç’të bëjmë, zemë hundën me dorë e vazhdojmë punën. Balla është pasardhës i denjë i Tahirit në këtë komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Drejtuesja e komisionit kritikoi Pollon, ndërsa përfaqësuesit e opozitës u larguan nga salla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 25 vjet nga masakra e Izbicës: Muhamet Alidemaj, i vetmi i dyshuar që po gjykohet (VIDEO) 2 minuta më parë
Kosova KMDLNJ: Ministria e Shëndetësisë nuk po i mban premtimet ndaj të prekurve me kancer 4 minuta më parë