Policia: Zjarri në Llapushnik u shkaktua nga rryma NULL NULL 06.07.2015 16:49 06.07.2015 16:49 Policia ka njoftuar, po ashtu që si pasojë e temperaturave të larta, është e mundur që raste të tilla mund të ketë edhe në të ardhmen, prandaj kërkohet që rasteve të ngjashme të mos u jepen cilësime të ndryshme, përderisa policia vet nuk njofton zyrtarisht. Zjarri që e kaploi pronën e familjes Sopi nga Llapushniku u shkaktua nga faktori rrymë, respektivisht nga një kabllo e rrymës së objektit të djegur, dhe nuk bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, njofton Policia e Kosovës. “Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore si dhe ekzaminimeve të nevojshme me qëllim ndriçimin e rrethanave të këtij rasti si dhe pas veprimeve të zyrtarëve për hetimin e shkaqeve të zjarrit nga ana e ekspertëve kompetent është konstatuar përfundimisht se: zjarri është shkaktuar nga faktori rrymë respektivisht nga një kabllo e rrymës së objektit të djegur, dhe nuk bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme”, thuhet në sqarimin e raportit të Policisë së Kosovë. Policia ka njoftuar, po ashtu që si pasojë e temperaturave të larta, është e mundur që raste të tilla mund të ketë edhe në të ardhmen, prandaj kërkohet që rasteve të ngjashme të mos u jepen cilësime të ndryshme, përderisa policia vet nuk njofton zyrtarisht. Gjatë ditës së sotme, zjarri kaploi pronën e Gj.S në fshatin Llapushnik të Drenasit. Lajmin më herët u konfirmua edhe për Klan Kosovën nga zëdhësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Është djegur një traktor, paisje të ndryshme bujqësore dhe i tërë kati i dytë i shtëpisë së pronarit me iniciale Gj.S” tha Ahmeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë