Policia spanjolle konfirmon se ka qëlluar për vdekje sulmuesin NULL NULL 21.08.2017 19:34 21.08.2017 19:34 Policia spanjolle ka konfirmuar se personi i qëlluar gjatë një operacioni në periferi të Barcelonës është Younes Abouyaaqoub, i dyshuari kryesor si drejtues i furgonit që u përplas mbi turmën e këmbësorëve duke lënë 13 të vdekur në “Las Ramblas” të enjten e kaluar, transmeton Klan Kosova. Ai mbante një rrip të rremë shpërthyes në momentin kur u qëllua në zonën Subirats, shumë pranë Sant Sadurni d’Anoia, deklaroi zyrtarisht policia spanjolle, që shtoi se kishte rënë në gjurmët e terroristit pas dëshmisë së një personi që e kishte përshkruar thuajse identik të kërkuarin pranë një karburanti. Sulmi me furgon në sheshin “Las Ramblas” të mbushur plot me turistë la 13 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident mes dy veturave në Kërçovë, vdesin tre persona e katër të tjerë lëndohen 2 minuta më parë
Kosova Komisioni për rezervat shtetërore, Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë 5 minuta më parë
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 41 minuta më parë