Policia rumune gjen 91 migrantë në kamion NULL NULL 27.06.2017 22:13 27.06.2017 22:13 Policia kufitare rumune sot ka gjetur 91 migrantë nga Iraku dhe Siria në një kamion, i cili zyrtarisht thuhej se po transportonte pjesë për automjete. Me këtë rast, policia ka gjetur 44 burra, 18 gra dhe 29 të mitur, të moshave dy deri në 17- vjeç. Migrantët i thanë policisë se janë përpjekur të hyjnë në zonën e Shengenit. Policia ka ndalur kamionin me regjistrim turk në kalimin kufitar me Hungarinë, shkruan AP. Shoferi i kamionit i ka thënë policisë se nuk e di se kanë mund të hyjnë migrantët në kamionin e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Java e Gruas, kryetarja e Kushtetueses: Barazia në vend do të festohet pas një shekulli 8 minuta më parë