Policia rrethon Sarandën, lokalizohet vendodhja e Kelment Balilit NULL NULL 21.10.2018 22:18 21.10.2018 22:18 Duket se e gjithë Shqipëria është përfshirë nga një aksion i policisë së shtetit. Pas arrestimit të dy ish-deputetëve Arben Çuko dhe Arben Ndoka, goditjes së një rrjeti të trafikut të drogës në Durrës dhe Shijak, kontrolleve në shtëpinë e Lulzim Berishës në Durrës, FNSH ka rrethuar mbrëmjen e së dielës edhe Sarandën. Në një zonë mes Sarandës dhe Delvinës është lokalizuar vendndodhja e Klemend Balilit, i njohur si “Eskobari i Ballkanit”. Të gjitha operacionet për kapjen e tij në të kaluarën kanë dështuar, raporton lapsi.al, përcjell Klan Kosova. Një operacion për kapjen e Klemend Balilit ka pasur edhe në Shkodër natën e së mërkurës deri në mëngjesin e së enjtes. Rreth 30 trupa nga më të përzgjedhurit të mbështetur nga policia e Shkodrës, kontrolluan disa lokale në qendër dhe një hotel luksoz, por për fat të keq nuk pati asnjë rezultat. Për njeriun e cilësuar si Eskobari i Ballkanit është vendosur edhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh, por deri tani nuk ka asnjë sinjal se ku ai ndodhet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova World Aquatics “ia ngre veshin” Agron Zeqirit për diskriminimin e Hana Beiqit (VIDEO) 23 minuta më parë