Policia ndalon Paradën e Homoseksualëve në Turqi NULL NULL 25.06.2017 18:49 25.06.2017 18:49 Policia në qytetin turk Stamboll kanë prishur planet për organizimin e Paradës së Homoseksualëve, e cila është e ndaluar në këtë vend. Organizatorët ishin betuar që do të mbanin këtë paradë, pa marrë parasysh ndalesën nga autoritetet si dhe kërcënimet nga grupet ekstreme të djathta. Megjithatë policia shumë shpejt e ndaloi këtë organizim, duke shtënë me plumba gome përderisa ka ndaluar një numër të personave që ishin pjesë e këtij marshi. Homoseksualiteti nuk është ilegal në Turqi, megjithatë homofobia është shumë e shprehur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 31 minuta më parë