16:21, 13 Tetor 2017

Policia e Kosovës, konkretisht  Drejtoria për Migrim dhe të Huaj ka identifikuar e ndaluar  41 shtetas  shtetaseve nga Shqipëria  prej të cilëve 18  fëmijë dhe  23  të rritur të cilët kanë qëndruar në mënyrë të parregullt bazuar në Ligjin për të Huaj.

Sipas policisë, që të gjithë të identifikuarit dhe ndaluarit kanë hyrë legalisht në Kosovë si turist dhe gjatë qëndrimit këtu kanë qenë të evidentuar si lëmosh-kërkues nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.

“Gjate trajtimit të tyre janë inkuadruar edhe hetuesit  e Drejtorisë Kundër Trafikimit me Qeneje Njerëzore si dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, të cilit i kane trajtuar të gjitha rastet nga fushë veprimtaria e tyre, mirëpo nuk janë gjetur elemente të  trafikimit me qenie njerëzore”, bën të ditur policia.

Poashtu bëhet e ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore dhe kompletimit të lëndëve, të gjithë shtetasit ndaj të cilëve është lëshuar urdhri i largimit me forcë janë depërtuar në mënyrë të organizuar për në shtetin e origjinës, Republikën e Shqipërisë, transmeton Klan Kosova

 

Interesante