Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtyre personave me rrezikshmëri të lartë NULL NULL 16.10.2018 19:17 16.10.2018 19:17 Policia e Kosovës është vënë në kërkim të tre personave të cilët konsiderohen me rrezikshmëri të lartë. Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi grabitës, të cilët ndodhen në arrati, për dallim nga gjashtë të dyshuarit tjerë që pas një aksioni policor ditën e djeshme janë vënën në pranga, njofton Klan Kosova. Për arrestimin e të dyshuarve që ndodhen në arrati policia ka publikuar fotografitë dhe identitetin e tyre dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre. “Bazuar në rezultatet e hetimeve që po zhvillon policia, pasi që ka identifikuar i ka futur në kërkim policor tre të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen. Këta të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor”, thuhet në komunikatë. “Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër”. Më poshtë gjeni fotografitë dhe identitetin e zbuluar të këtyre të dyshuarve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 40 minuta më parë