Policia kap drogë e armë në Prizren NULL NULL 22.01.2018 11:36 22.01.2018 11:36 Policia gjatë kontrolleve në tri lokacione në Prizren ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të tipit marihuanë si dhe armë. “Njësiti i DHTN-së Pejë gjatë kontrollit në tri lokacione të ndara në Prizren, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 2445.9 gr. substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një AK-47, dy (2) revole 58 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, tri ( 3) granata dore si dhe 4 karikatorë të zbrazët. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar një DVR i kamerave”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policixë. Në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë