11:34, 17 Shkurt 2017

Sipas policisë së Tiranës, Partia Demokratike ka vetëm katër orë leje për protestën e së shtunës.

Në letërkëmbimin mes PD dhe policisë thuhet se protesta do të nisë në orën 12:00 deri në orën 16:00.

Por Partia Demokratike nuk e kishte  përcaktuar orarin e mbylljes së protestës në kërkesën e saj.

Në kërkesën për leje ishte specifikuar vetëm fillimi i protestës, të shtunën në orën 12:00. Ndërkohë nga raportimet në media mësohet se kordoni i parë i policisë do të jetë vetëm me femra.

Sipas raportimit të News24, “burime të policisë” kanë thënë se do të ketë provokime të policisë dhe sulm ndaj kryeministrisë ashtu si në protestat e kaluara.

Interesante