Policia izraelite merr në pyetje Netanyahu-n në lidhje me korrupsion NULL NULL 02.01.2017 18:57 02.01.2017 18:57 Policia e Izraelit ka marrë në pyetje kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në shtëpinë e tij, nën dyshimin për korrupsion, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Kryeministri Netanyahu kishte mohuar të gjitha këto akuza paraprakisht. Ai u ka thënë mediave dhe kundërshtarëve politik që të “ndalojnë festën” sepse, sipas tij, nuk do të ndodh asgjë pasi që nuk kishte bërë asgjë. Mediat izraelite kanë raportuar që ai kishte marrë dhurata e favore të majme nga biznesmen të ndryshëm. Është thënë që tre hetues kanë marrë në pyetje Netanyahu-n në shtëpinë e tij në qendër të Jerusalemit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova World Aquatics “ia ngre veshin” Agron Zeqirit për diskriminimin e Hana Beiqit (VIDEO) 20 minuta më parë